Chelsea e ka mposhtur Aston Villën me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 15-të në Ligën Premier.
The Blues ishin ata që kaluan të parët në epërsi me golin e shënuar nga Tammy Abraham në minutën e 24-të me një asistim nga Reece James.
Por, Villa nuk u zmbrapsë nga ky gol i pësuar dhe arriti t’i barazonte shifrat me anë të Trezeguet (41’), ku me kaq përfundoi edhe pjesa e parë.
Edhe pjesa e dytë sërish filloi më mirë për Chelsean, pasi Mason Mount e riktheu epërsinë për Blutë në minutën e 48’ me një asistim të Abraham.
Chelsea e Frank Lampardit kishte mundësi që ta thellonte përsinë, por që shpërdoruan shumë raste.
Pas javës së 15-të, Chelsea gjendet në vendin e katërt me 29 pikë, ndërsa në xhiron e 16-të do të ketë punë me Evertonin. /Telegrafi/
https://streamable.com/mhs4j