Chelsea janë duke punuar në drejtim për të bërë një ofertë për fituesin e medaljes olimpike, brazilianin e Lazios, Felipe Anderson.
23-vjeçari ishte pjesë e skuadrës kombëtare të Brazilit që fitoi medaljen e artë në Olimpiadën e Rio këtë verë, së bashku me mikun e tij të mirë, Neymar.
Sipas Il Messaggero dhe Metro, ndër të tjera, Antonio Conte ka kërkuar nga Chelsea që të shikojnë në një transferim gjatë të janarit, transmeton Telegrafi.
Braziliani më parë ka qenë i lidhur shumë me Manchester United, pasi presidenti i Lazios, Claudio Lotito pohoi se ai hodhi poshtë një ofertë prej 50 milionë euro të skuadrës nga Old Trafford vitin e kaluar.
Kontrata e brazilianit është e vlefshme deri në vitin 2020, por Felipe Anderson së fundmi ka ndryshuar agjentin e tij për Kia Joorabchian, i cili punon nga afër me dy skuadrat e mëdha, Chelsea dhe Inter. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=KKZoNQU0YmQ