Site icon Telegrafi

Chelsea do vetëm fitore në udhëtim te Wolves, formacionet zyrtare

Wolverhampton Wanderers dhe Chelsea kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e 18-të në Ligën Premier.

Blutë janë mysafir të Ujqve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në ‘Molineux Stadium’ nga ora 15:00.

Ekipi i Thomas Tuchel vjen nga një formë e luhatur në ndeshjen e fundit, por synon të fitojë për të mbetur në garë me Liverpoolin dhe Manchester Cityn.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një fitore pas dy humbjeve radhazi dhe synojnë të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme, përkundër shumë mungesave.

Wolves: Jose Sa; Hoever, Kilman, Coady; Saiss, Marcal, Dendoncer, Neves, Moutinho; Jimenez, Podence; 

Chelsea: Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kane, Chalobah, Alonso; Mount, Pulisic, Ziyech; 

/Telegrafi/

Exit mobile version