Chelsea ka shënuar fitore ndaj Zenit me rezultat 1-0 në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Pjesa e parë ishte e fortë dhe me duele, duke bërë që të dy skuadrat të ishin të limituara me raste.
Në pjesën e dytë kampioni aktual evropian, nisi të luajë më mirë.
Antoino Rudiger dhe Recce James kishin raste të mira, por që nuk ishin të saktë.
Goli i fitores për ‘Blutë e Londrës’ erdhi në minutën e 69’, kur Cesar Azpilicueta harkoi në zonë, ndërsa gjeti Romelu Lukakun i cili shënoi për 1-0.
https://www.youtube.com/watch?v=ipFRa-3dIr0&ab_channel=GOATHIGHLIGHTS
Të dy skuadrat kishin edhe nga një rast deri në fund, por nuk arritën të shënonin.
Chelsea e nis me fitore mbrojtjen e titullit, ndërsa Zenit në ndeshjen e parë tregoi se nuk do të jetë vetëm kalimtar në fazën e grupeve. /Telegrafi/