Telegrafi

Chelsea vendos plotë 11 lojtarë në shitje, në mesin e tyre edhe Armando Broja

Chelsea nuk pritet ta mbajë edhe më gjatë në skuadër sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja.

Te klubi londinez presin oferta për sulmuesin e huazuar te skuadra e Fulhamit, shkruan të mërkurën “football.london”.

Siç raportohet në Angli, Broja është njëri prej 11 lojtarëve që Chelsea do t’i shesë në verë.

Broja 22-vjeçar u huazua te Fulhami nga skuadra e Chelseat në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit.

Me Chelsean, Broja ka kontratë deri në qershor të vitit 2028 që u nënshkrua ditë më parë.

Lexo po ashtu “Do të vijë koha e tij, sulmuesit tjerë janë më në formë” - trajneri i Fulham flet për situatën e Armando Brojës

Në edicionin aktual ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 24 ndeshje në të gjitha garat në Angli. /Telegrafi/