Site icon Telegrafi

Chelsea i vendos çmimin mesfushorin Jorginho

Klubi anglez, Chelsea thuhet se i ka vendosur një çmim mesfushorit italian me prejardhje braziliane, Jorginho.

Sipas gazetës Tuttosport, Blutë po kërkojnë një çmim midis 65-70 milionë eurosh për mesfushorin.

Ai është nën kontratë deri në verën e vitit 2023, gjë që shpjegon madhësinë e çmimin të kërkuar nga klubi anglez.

Lexo po ashtu Projektohet shkëmbimi Pjanic-Jorginho

Nëse Chelsea do të shesë Jorginhon për çmimin e tyre të dëshiruar, atëherë kjo do të përfaqësonte një fitim solid, pasi ata paguan 50 milionë euro te Napoli dy vite më parë.

Juventusi është në kërkim të një mesfushori sepse Miralem Pjanic është i vendosur të largohet pasi nuk arriti të fitojë zemrën e trajnerit Maurizio Sarri.

Një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Jorginho dhe Pjanic është përfolur, ndërsa gjigantët e Serie A gjithashtu shpresojnë të shkëmbejnë boshnjakun me për Arthur të Barcelonës. /Telegrafi/

Exit mobile version