Klubi anglez, Chelsea ka vendosur çmimin e tyre për sulmuesin anësor maroken, Hakim Ziyech, i cili është i lidhur me një largim.
Ziyech ka qenë një nga emrat më të përfolur për t’u larguar nga Stamford Bridge në afatin kalimtar të janarit.
E gjithë kjo ka ardhur pas transferimeve të shumta të Bluve, të cilët tani duan të largojnë lojtarët e panevojshëm dhe njëri nga ta është Ziyech.
Chelsea thuhet se është i gatshëm të pranojë një tarifë deri në 20 milionë euro për Ziyech përpara mbylljes së afati kalimtar të dimrit.
Sipas gazetarit të Sky Italia, Gianluca Di Marzio, Chelsea është e lumtur ta lë Ziyech të largohet nga klubi këtë muaj me marokenin që po lufton për minuta të rregullta loje.
Newcastle United, Roma dhe Milani janë lidhur fort me një lëvizje për yllin e Bluve në javët e fundit, por Rossonerët shihen si favorit në këtë garë. /Telegrafi/