Telegrafi

Chelsea vazhdon mbretërimin në Ligën Premier (Video)

Chelsea ka shënuar fitore në udhëtim te West Hami me rezultat 2-1.

Djelmoshat e Antonio Contes kanë vazhduar me fitore në Ligën Premier edhe ndaj West Hamit, duke ngritur epërsinë me ndjekësit në kampionat.

Pjesa e parë e takimit ishte shumë e baraspeshuar, me të dy skuadrat që krijuan raste për gol, por vetën ‘Blutë’ e gjetën atë.

Ishte ylli belg, Eden Hazard, që shfrytëzoi për mrekulli një kundërsulm të skuadrës së tij, duke shënuar në minutën e 25 për 1-0 pas asistimit të Pedro Rodriguez dhe me këtë gol skuadrat shkuan në pushim.

Momenti i golit të Hazard

Në pjesën e dytë, mysafirët gjetën edhe një gol të shpejt me anë të Diego Costat dhe ia vështirësuan punët ‘Çekanëve’.

Sulmuesi spanjoll shënoi nga afërsia në minutën e 50 të ndeshjes dhe ngriti epërsinë në 2-0.

Costa duke futur topin në rrjetë..

Deri në fund të takimit, West Hami u hodh në sulm me të gjitha forcat të gjej golin, por golin e gjeti vetëm në minutat shtesë me anë të Manuel Lanzini, i cili shënoi dhe ndryshoi rezultatin, por në fund Chelsea mori një fitore të madhe me rezultat 2-1 duke iu afruar edhe më shumë titullit.

Pas kësaj fitore, Chelsea ka 66 pikë në vendin e parë, ndërsa West Hami renditet në vendin e 11 me 33 pikë. /Telegrafi/

https://twitter.com/stclubfootball/status/838857586019565569