Thiago Silva ka bindur të gjithë brenda gjashtë muajve dhe do të vazhdoj të jetë një lojtar i Chelseat.
Mbrojtësi veteran erdhi në Londër si lojtar i lirë pad largimit nga PSG duke nënshkruar kontratë dy vjeçare.
Mirëpo vetëm pad një viti e gjysmë, ai ka vazhduar bashkëpunimin me Chelsean edhe për një vit tjetër.
Mood. 😁 pic.twitter.com/LBHPuKvTOb
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 3, 2022
Veterani brazilian ka nënshkruar me Chelsean deri në qershor të vitit 2023.
🎶 Ohh Thiago Silva 🎶 pic.twitter.com/Dt3a6w92Fp
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 3, 2022
Vet qendërmbrojtësi është shprehur i lumtur me vazhdimin e kontratës me blutë e Londrës.
“Të luash këtu me Chelsean është një kënaqësi e madhe. Nuk e kam menduar se do të mbetëm për tri vite dhe jam shumë i lumtur për këtë”.
“Dua të falënderojë tifozët, klubin, Marian dhe Abramovichin për këtë mundësi. Do të jap gjithçka për këtë klub”, ka deklaruar Silva. /Telegrafi/