Telegrafi

Chelsea vazhdon me fitore, Broja shënon golin e parë me Blutë e Londrës

Chelsea ka shënuar fitore me rezultat 3-0 ndaj Wolves në kuadër të xhiros së dhjetë në Ligën Premier.

Blutë e Londrës e nisën ndeshjen mirë, duke rrezikuar të parët, por goli erdhi në kohën shtesë të pjesës së parë.

Kai Havertz arriti të gjejë rrjetën pas një asistimi të Mason Mount për 1-0.

Më të filluar pjesa e dytë sërish Chelsea shënoi, ku Mount ishte sërish asistues, kësaj radhe për Christian Pulisic për 2-0.

Armando Broja u fute në lojë në minutën e 72-të, gjë që i mjaftoi të gjejë rrjetën.

Sulmuesi shqiptar arriti të shënojë në minutën e 90-të, pas një solo aksioni, ku dribloi bukur në zonë, gjuajti dhe shënoi për 3-0.

Ky ishte goli i parë i Brojës në Ligën Premier për këtë sezon me fanellën e Chelseat.

Blutë e Londrës kanë filluar ngjitjen në renditje, ku pas tri fitoresh radhazi, tani kanë 16 pikë dhe janë në vendin e katërt. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore