Chelsea ka fituar ndaj Bournemouthit me rezultat 3-0, ndërsa edhe Arsenali ka fituar në fund 1-0 ndaj WBA-së.
Skuadra e Antonio Contes ka marrë edhe fitoren e 12-të radhazi në kampionatin anglez, duke forcuar pozitën e parë në tabelë me 46 pikë apo nëntë më shumë se Liverpooli në vendin e dytë.
Pjesa e parë e takimi ishte e barabartë me dy skuadrat që provuan disa herë të kalojnë në epërsi në këtë pjesë, por ishte vetëm Chelsea që gjeti golin.
Ishte sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 24-të pas asistimit të Cesc Fabregas dhe me këtë gol përfundoi pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Chelsea u fut më furishëm, ku gjeti shpejt edhe golin e dytë me anë të Eden Hazard.
Sulmuesi belg shënoi nga pika e bardhë në minutën e 49-të, pasi ishte vet ai që u pengua në zonë nga mbrojtësi kundërshtar.
Ky gol afroi siguri te ‘Blutë’ të cilët në vazhdimin e lojës ishin më të qetë dhe kontrolluan ndeshjen deri në fishkëllimën e gjyqtarit, ku në arritën të gjejnë edhe një gol në minutat shtesë me Pedron dhe në fund fituan me rezultat 3-0, teksa javën e ardhshme do të ndeshen me Stoke Cityn.
https://twitter.com/ChelseaFC_es/status/813405330646372352
https://twitter.com/ChelseaFC_es/status/813415744285343745
CHE 3-0 BOU
Pedro scored his 2nd of the night !!!
Chelsea are unstoppable !!!#CHEBOU #CFC https://t.co/gmEMb6xOfI
— BET A BONUS (@BetABonus) December 26, 2016
Edhe Arsenal ka arritur të fitojë 1-0 ndaj West Bromwich Albionit, në një fitore që e mori në minutat e fundit pas shumë vuajtjeve, pas dy humbjeve radhazi në Ligën Premier.
Pjesa e parë e ndeshjes edhe pse foli e gjitha në të mirë të Arsenalit, skuadra e e Arsene Wenger nuk arriti të shënoj golin e epërsisë dhe kjo pjesë u mbyll pa gola.
Në pjesën e dytë Wenger bëri disa ndryshime, duke e freskuar mesfushën dhe sulmin dhe duke vazhduar trysninë mbi WBA-në.
Por u desh të pritej minuta e 87-të për të parë golin e parë dhe të vetëm të skuadrës londineze, që e shënuan me anë të sulmuesit francez, Oliver Giroud, i cili shfrytëzoi një top të mirë nga Mesut Ozil.
Me këtë gol përfundoi ndeshja dhe Arsenali tani barazon pikë me Liverpoolin e vendin të dytë, ku kanë nga 37 sosh apo nëntë më pak se lideri Chelsea.
Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe Granit Xhaka, teksa në javën e ardhshme luan ndaj Crystal Palace. /Telegrafi/
https://twitter.com/TheBrand1886/status/813426722951593984