Telegrafi

Chelsea do t’i largojë dy futbollistë për ta transferuar Sanchon

Chelsea është duke u përpjekur për ta fituar garën për transferimin e Jadon Sanchos.

Anësori anglez është bërë shumë i kërkuar nga gjigantët evropianë, ndërsa edhe Chelsea mbetet në garë të ngushtë për transferimin e tij.

Londinezët pritet t’i shesin dy futbollistë gjatë afatit kalimtar veror, ku Alvaro Morata do t’i bashkohet përfundimisht Atleticos, ndërsa në shitje është nxjerr edhe Timoeume Bakayoko i huazuar aktualisht te Monaco.

Nga shitja e këtyre dy lojtarëve, Chelsea pritet t’i arkëtoj rreth 80 milionë euro, para që pritet të shpenzohen për Sanchon.

Londinezët me shitjen e këtyre dy lojtarëve janë të gatshëm t’i shtojnë edhe 50 milionë euro dhe të përmbushin kërkesën e Dortmundit prej 130 milionë eurove për yllin anglez.

Chelsea pritet t’i përmbushë kërkesat e Dortmundit, por tani atyre i mbetet ta bindin tinejxherin anglez për tu transferuar në Stamford Bridges.

Kujtojmë që londinezët kanë në garë të fortë Real Madridin dhe Manchester Unitedin, pasi të dy skuadrat preferohet para Chelseat nga Sancho.

Gjithsesi Frank Lampard ka kontaktuar disa herë me talentin anglez dhe po shpreson se do ta bind që në fund t’i bashkohet atyre. /Telegrafi/