Site icon Telegrafi

Chelsea thyen bankën për Aubameyang

Chelsea është duke lansuar një ofertë për Dortmundin dhe sulmuesin Pierre – Emerick Aubameyang.

Aubameyang po i llogarit opsionet e tij, teksa Milani po ashtu ka kontakt me të dhe një ofertë të madhe për kontratën e tij.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga transferimet

Mediaset raporton se Chelsea tash ka kontaktuar lojtarin pasi e pa Lukakun duke u transferuar te Unitedi.

Supozohet se Chelsea ka bërë gati mbi 70 milionë euro për të bindur Dortmundin ta shesë atë.

Vetëm gjatë kësaj fundjave ishte drejtori i Dortmundit ai që mohoi një largim të Aubameyangut, por e la të lirë opsionin që të bisedojë me klube tjera. /Telegrafi/

 

Exit mobile version