Telegrafi

Chelsea tenton transferimin e Layvin Kurzawas

Chelsea është duke planifikuar të transferojë Layvin Kurzawan nga Paris Saint-Germain në këtë verë.

France Football raporton se mbrojtësi francez është i gatshëm  që të kalojë në Ligën Premier në këtë verë.

Tashmë është bërë e ditur se Kurzawa nuk do të rinovojë kontratën me kampionin nga Ligue 1, dhe do të jetë i lirë pas 30 qershorit.

Chelsea ka shprehur interesim në këto ditë të fundit, duke tentuar të bind atë që të kalojë në Stamford Bridge.

Frank Lampard dëshiron që të përforcojë fazën defanzive me lojtarë me përvojë, andaj francezi është në listën e tij. /Telegrafi/