Telegrafi

Chelsea i gatshëm për ta shitur Hazardin

Eden Hazard (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Chelsea janë të gatshëm për të fituar të holla nga shitja e Eden Hazard pasi bisedimet për kontratën e re janë larg arritjes së një marrëveshje.

Ylli belg ka qenë i lidhur ngushtë me një largim nga Stamford Bridge gjatë muajve të fundit.

Ai nuk ka bërë asnjë sekret të dëshirës së tij për të luajtur për Los Blancos në të ardhmen duke thënë se është një ëndërr për të luajtur me Real Madrdin.

Raportet e mediave në Spanjë sugjerojnë se Chelsea tani kanë pranuan për të humbur Hazardin.

Eden Hazard (Foto: Catherine Ivill/Getty Images/Guliver)

Sipas mediumit Okdiario, Chelsea tashmë e ka pranuar se Hazard do të largohet për Real Madridin gjatë afatit të janarit.

Blutë tani janë të gatshëm për të fituar të holla nga sulmuesi anësor belg para se ata duhet të humbasin atë me një çmim më të lirë.

Kjo do të thotë se një transferim i madh i Hazardit te Real Madridi gjatë janarit është tani në kartat e drejtuesve londinez.

Në rast transferimi, Chelsea do të përfitonte rreth 150 milionë euro apo ndonjë shifër më të vogël nëse ndonjë lojtar bëhet pjesë e shkëmbimit. /Telegrafi/