Telegrafi

Chelsea do të bëjë përpjekjen e fundit për transferimin e mbrojtësit Kounde

Klubi anglez, Chelsea do të bëjë përpjekjen e fundit për të siguruar shërbimet e mbrojtësit Jules Kounde nga Sevilla.

Blutë janë shumë të etur për të nënshkruar me qendërmbrojtësin e talentuar, i cili është ideal për të luajtur në formacionin me tre mbrojtës të Thomas Tuchel.

Sipas gazetës spanjolle AS, Chelsea do të përpiqet të negociojë me Sevillan edhe një herë para se të mbyllet afati kalimtar në fund të gushtit.

Lexo po ashtu Chelsea mund ta financojë transferimin e Jules Kounde me shitjen e gjashtë lojtarëve

Sidoqoftë, Chelsea do të duhet të rrisë ofertën e tyre në mënyrë të konsiderueshme për të tunduar Sevillan për të shitur lojtarin.

Klubi spanjoll dëshiron një marrëveshje që është vetëm me para e gatshme – midis 55 dhe 60 milionë funteve.

Chelsea mund të duhet të shesë lojtarë të skuadrës para se të mund ta rrisin ofertën e tyre në një nivel të tillë, pasi momentalisht janë të gatshëm të ofrojnë vetëm deri në 50 milionë euro. /Telegrafi/