Site icon Telegrafi

Chelsea tashmë është këndellur – fiton bindshëm ndaj Aston Villas

Chelsea ka fituar bindshëm ndaj Aston Villas me rezultat 3-0 në kuadër të javës së 13-të të Ligës Premier.

Blutë e Londrës kanë kapur një seri shumë pozitive, duke vazhduar të pestën ndeshja pa humbje, ku kanë tri fitore dhe dy barazime.

Ndeshja nisi me gol për Chelsean, ku në minutën e 7-të, Marc Cucurella asistoi te Nicolas Jackson që shënoi për 1-0.

Nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe goli i sigurisë, kur Cole Palmer asistoi bukur te Enzo Fernandez, i cili edhe më bukur godet për të shënuar për 2-0.

 

Në pjesën e dytë, skuadra e Enzo Marescas shumë mirë e kontrolloi ndeshjen.

Goli i nokautit për Aston Villan erdhi në minutën e 83-të, kur Cole Palmer përfitoi nga asistimi i Noni Madueke, për të shënuar për 3-0.

 

Chelsea me këtë fitore ngjitet në vendin e tretë më 25 pikë, ndërsa Aston Villa është në vendin e 12-të me 19 pikë. /Telegrafi/

Standings provided by Sofascore
Exit mobile version