Site icon Telegrafi

Chelsea tashmë e di se ku i ka marrë Mudryk substancat e ndaluara – priten veprime tronditëse

Chelsea mund të ndërmarrë veprime ligjore kundër Federatës së Futbollit të Ukrainës për rastin e dopingut të Mykhailo Mudryk.

Mudryk është pezulluar përkohësisht pasi rezultoi pozitiv në fillim të këtij sezoni.

Por, Chelsea tani është gati të ngrejë një padi kundër federatës së Ukrainës.

Avokatja Catherine Forshaw tha GiveMeSport: “Nëse ka sanksione, kontrata tetë-vjeçare e nënshkruar nga Mudryk mund të bëhet një problem dhe Chelsea mund të shqyrtojë përfundimin e kontratës dhe madje të përpiqet të padisë federatën e Ukrainës. Varet se kush e bëri gabimin, por ajo që ndodhi është jashtë juridiksionit të Chelseat”.

Lexo po ashtu Çfarë po bën Mudryk vetëm tri ditë pas skandalit të dopingut

“Ndonjëherë në këto raste mund të përfshihen anëtarë të stafit të lojtarëve, është e mundur që dikush të ketë furnizuar substancën dhe më pas mund të ketë pasoja dhe Chelsea mund të vendosë t’i ndjekë penalisht ata njerëz”.

“Sa i përket kompensimit nga Shakhtar ne kemi disa precedentë në këtë drejtim. Barnsley duhej të paguante Hull Cityn pasi dështoi të zbulonte informacionin mjekësor gjatë transferimit të Angus MacDonald për shembull”.

“Unë kam besim se Chelsea do të konsultohet me avokatët e tyre dhe do t’i shqyrtojë këto opsione të paktën për të mbrojtur veten në të ardhmen e afërt. Por ata mund ta kenë bërë tashmë këtë”, ka shtuar më tej Forshaw. /Telegrafi/

Exit mobile version