Site icon Telegrafi

Chelsea tani synon Fofanan për repartin e mbrojtjes

Chelsea është duke kërkuar një qendërmbrojtës dhe ende nuk kanë arritur të gjejnë një të tillë.

Skuadra londienze e transferoi senegalezin Kalidou Koulibaly nga Napoli, por kërkojnë ende të përforcohet në repartin defensivë.

Pasi nuk arritën të marrin Jules Kounden nga Sevilla, Chelsea tani ka ndërruar objektiv për repartin defensivë.

Qendërmbrojtësi i ri francez, Wesley Fofana është objektivi i ri i londinezëve për mbrojtjen.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Leicester Cityn në dy vitet e fundit dhe po pëlqehet nga trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel.

Lexo po ashtu Fofana në listën e dëshirave të Realit, mbrojtësi e ka pranuar publikisht se ëndërron t'i bashkohet Los Blancos

Megjithatë sipas mediave në Ishull, Chelsea do të ketë shumë të vështirë të nënshkruajë me qendërmbrojtësin pasi Leicesteri e vlerëson jashtëzakonisht shumë.

‘Dhelprat’ pritet të kërkojnë rreth 80 milionë euro për ta lënë të lirë yllin e skuadrës. /Telegrafi/

Exit mobile version