Telegrafi

Chelsea do ta rikthej Higuainin te Juventusi

Chelsea do të rikthej Gonzalo Higuain në klubin e Juventusit.

E përditshmja sportive italiane, “Gazzetta dello Sport” shkruan sot se është pothuajse e sigurt se Chelsea do të anulojë huazimin e argjentinasit në fund të sezonit.

Nëse do të largohet, Olivier Giroud ka të ngjarë se do të nënshkruaj një marrëveshje të re dhe do të jetë qendër sulmuesi kryesor i klubit anglez.

Theksojmë se The Blues janë dënuar me mos mundësinë që të transferojnë lojtarë gjatë dy afateve kalimtare.

Gjithashtu ata janë gjobitur me 520 mijë euro nga FIFA për shkeljen e rregullave rreth transferimit të lojtarëve të rinj.

Ndryshe, Higuain deri më tani ka luajtur në dhjetë raste për londinezët dhe ka shënuar tri gola. /Telegrafi/