Telegrafi

Chelsea do ta largojë Kanten në janar

(Foto: Instagram/nglkante)

Chelsea do t’i ndajë rrugët me N’Golo Kanten në afatin kalimtar të janarit, nëse arrin marrëveshje për Declan Rice – njofton Daily Star.

Kampioni i botës ishte mjaft i kërkuar gjatë afatit kalimtar veror, mirëpo Blutë vendosën ta mbanin duke llogaritur në paraqitjet e tij.

Interi, Manchester Unitedi e Paris Saint Germaini ishin të interesuar për shërbimet e mesfushorit francez, mirëpo Frank Lampard nuk e lejoi largimin e tij.

(Foto: Instagram/nglkante)

Megjithatë, trajneri dhe lojtari tash nuk kanë raporte të mira, ashtu që largimi i Kantes duket se do të ndodhë na afatin kalimtar dimëror.

Lexo po ashtu Tensione mes Lampard e Kantes për një ditë pushimi

Lampard është i interesuar të angazhojë një mesfushor tjetër, ashtu që do të bëjë vend duke e larguar 29-vjeçarin. /Telegrafi/