Telegrafi

Chelsea do ta aktivizojë klauzolën për ta rikthyer në Londër holandezin Nathan Ake

Nathan Ake. (Photo by Laurence Griffiths/Getty Images)

Nathan Ake është larguar dy vite më parë nga Chelsea në drejtim të skuadrës angleze Bournemouth.

Londinezët nuk i dhanë hapësirat e duhura dhe Ake u shit për një shumë prej 22,8 milionë euro.

Tani trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta rikthejnë qendërmbrojtësin në Stamford Bridges.

Nathan Ake. (Photo by Steve Bardens/Getty Images)

Forma fantastike që ka treguar qendërmbrojtësi holandez ka bindur klubin që ta rikthejë atë.

Chelsea e ka klauzolën për ta rikthyer Aken për 40 milionë euro, edhe pse çmimi i lojtarit për ekipet tjera është shumë më i lartë.

Nathan Ake sa ishte pjesë e Chelseat. (Photo by Matt King/Getty Images)

Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City gjithashtu ka shprehur interesim për të, por Bournemouth nga skuadrat tjera kërkon 60 milionë euro.

24-vjeçari ka shprehur gatishmërinë të rikthehet te Chelsea, por tani duke marrë një fanellë titullari dhe duke u bërë i rëndësishëm për skuadrën e Frank Lampard. /Telegrafi/