Nathan Ake është larguar dy vite më parë nga Chelsea në drejtim të skuadrës angleze Bournemouth.
Londinezët nuk i dhanë hapësirat e duhura dhe Ake u shit për një shumë prej 22,8 milionë euro.
Tani trajneri Frank Lampard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta rikthejnë qendërmbrojtësin në Stamford Bridges.
Forma fantastike që ka treguar qendërmbrojtësi holandez ka bindur klubin që ta rikthejë atë.
Chelsea e ka klauzolën për ta rikthyer Aken për 40 milionë euro, edhe pse çmimi i lojtarit për ekipet tjera është shumë më i lartë.
Kampioni në fuqi i Anglisë, Manchester City gjithashtu ka shprehur interesim për të, por Bournemouth nga skuadrat tjera kërkon 60 milionë euro.
24-vjeçari ka shprehur gatishmërinë të rikthehet te Chelsea, por tani duke marrë një fanellë titullari dhe duke u bërë i rëndësishëm për skuadrën e Frank Lampard. /Telegrafi/