Telegrafi

Chelsea synon të përforcohet me dy futbollistë spanjollë, gati 130 milionë euro për ta

Chelsea është duke menduar të përforcohet në repartin ofensivë dhe trajneri Enzo Maresca i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se duhen përforcime.

Londinezët duan të rikthehen në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, derisa ata repartin ofensivë duan ta përforcojnë me dy sulmuesit spanjoll Nico Williams dhe Samu Omorodion .

Christopher Nkunku , i cili humbi pjesën më të madhe të sezonit shkaku i lëndimit do të zhvendoset në krahun e djathtë të sulmit nëse transferohet dyshja spanjolle.

Samu Omorodion është më i arritshëm dhe Chelsea e dëshiron atë pas shkëlqimit si i huazuar te Deportivo Alaves nga Atletico Madrid.

Siç raporton ‘Daily Express’, për të siguruar nënshkrimin e tij, Chelsea do të duhet të shpenzojë rreth 65-70 milionë euro, një shifër e konsiderueshme për një lojtar që ende nuk ka debutuar me ekipin e parë të Atletico Madrid dhe që ai aktualisht konkurron në Lojërat Olimpike me Spanjën.

Nga ana tjetër, Nico Williams , anësori i shpejtë i Athletic Bilbaos, është një tjetër objektiv i madh për londinezët.

Williams ishte një pjesë kyçe në fitoren e Spanjës në Euro 2024 dhe klauzola e tij e përfundimit, e vendosur në 58 milionë euro, mund të aktivizohej në çdo kohë.

Megjithatë transferimi i sulmuesit të Bilbaos nuk do të jetë e lehtë, pasi ai preferon transferimin te Barcelona. /Telegrafi/