Site icon Telegrafi

Chelsea synon Mandandan

Skuadra londineze, Chelsea do të sfidojë Evertonin për nënshkrimin e portierit të Marseille, Steve Mandanda.

Ronald Koeman është në gjueti për një portier të ri pas largimit të amerikanit Tim Howard nga Goodison Park.

Sipas Goal.com, Mandanda, kontrata e të cilit skadon këtë verë, është në krye të listës për të qenë zëvendësimi i portierit amerikan.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Por, garës për portierin e Marseille, iu është shtuar edhe Chelsea që do të shkojnë kokë për kokë me skuadrën nga Liverpooli, pasi e shohin si zëvendësim ideal për Thibaut Courtois.

“Një lëvizje jashtë vendit do të ishte mirë. Ajo do të jetë një aventurë e bukur në të dy nivelet, sportiv dhe në nivel personal. Dy ligat që më interesojnë janë Liga  Premier dhe La Liga”, deklaroi Mandanda, duke e ndezur zjarrin edhe më shumë. /Telegrafi/

Exit mobile version