Chelsea dhe Stade Rennais kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve.
Blutë e Londrës janë nikoqir të Rennes në ndeshjen e tretë të vlefshme për Grupin E, takim që do të zhvillohet në Stamford Bridge nga ora 21:00.
Ekipi i Frank Lampard vjen në këtë takim pas një fitore të madhe në udhëtim te Krasnodar dhe synon fitoren e radhës për t’iu ofruar edhe më shumë kualifikimit.
Hi lads! 👋#CHEREN pic.twitter.com/Gr1DjBZGXz
— Chelsea FC (@ChelseaFC) November 4, 2020
Në anën tjetër, mysafirët kanë një barazim dhe një humbje nga dy ndeshjet e para dhe do të ishin të lumtur në rast se marrin një pikë nga ky udhëtim.
Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.
Chelsea: Mendy; James, Thiago Silva, Zouma, Chilwell; Mount, Kante, Jorginho; Abraham, Werner, Ziyech
Rennes: Gomis; Traore, Da Silva, Aguerd, Dalbert; Bourigeaud, Nzonzi, Léa-Siliki; Gboho, Guirassy, Terrier.
/Telegrafi/