Chelsea po bën të pamundurën që të sigurojë shërbimet e dy yjeve të Juventusit.
Antonio Conte i ka hyrë seriozisht luftës për të transferuar dy lojtarë të Juventusit, Alex Sandron dhe Leonardo Bonuccin.
Dy yjet e Juventusit janë në radarin e Contes dhe ai do të bëjë gjithçka që t’i ketë në skuadër.
Blutë mendohet se do të shfrytëzojnë problemin që ka Bonucci me skuadrën dhe atmosferën negative të krijuar përreth tij për të ulur maksimalisht ofertën.
Teksa Alex Sandro vlerësohet tek 60 milionë funte, është Bonucci ai që Blutë llogarisin ta marrin për një çmim prej 40 milionë eurosh.
Në total, oferta që do të shkojë si paketë për dy lojtarët nga Chelsea do të jetë 100 milionë euro.
Sidoqoftë, Massimiliano Allegri po refuzon të shesë anësorin, por Chelsea beson se Zonja e Vjetër mund të lëshojë pe për një çmim të mirë.
Një gjë dihet – Conte i dëshiron lojtarët me çdo kusht dhe ai u ka bërë të qartë këtë edhe drejtuesve të klubit londinez. /Telegrafi/