Telegrafi

Chelsea siguron Fofanan, sot testet mjekësore për qendërmbrojtësin francez

Pas shumë negociatave dhe ofertave të refuzuara, Chelsea ka siguruar shërbimet e Wesley Fofanas.

Qendërmbrojtësi francez është lojtari më i ri i Chelseat, edhe pse duhet pritur zyrtarizimi.

Londinezët kanë arritur marrëveshje me Leicester Cityn për shumën e 88 milionë eurove plus bonuset për mbrojtësin francez.

Fabrizio Romano ka raportuar se sot janë planifikuar që për francezin të kryhen vizitat mjekësore në Londër.

“Wesley Fofana do t’i kryej sot testet mjekësore si lojtar i ri i Chelseat. Pjesa kryesore do të përfundojë në orët në vijim”.

“Menjëherë pas testeve mjekësore pritet të nënshkruhen edhe kontratat nga ana e lojtarit”, ka raportuar Romano.

21-vjeçari pritet të bëhet mbrojtësi më i shtrenjtë në histori të futbollit. /Telegrafi/