Telegrafi

Chelsea shumë afër transferimit të mbrojtësit danez

Është raportuar se klubi i Chelseat është shumë afër transferimit të mbrojtësit danez, Simon Kjaer.

E përditshmja turke Fanatik shkruan se klubi londinez ka qenë duke e monitoruar situatën e tij, ndërsa për shkak të Fair Play Finannciar klubi i Fenerbahçes do të detyrohet ta shes mbrojtësin danez.

Në anën tjetër oferta e parë drejt tij zyrtare pritet të bëhet gjatë afatit kalimtar veror.

Klubi turk pret të arkëtoj rreth 20 milionë euro nga shitja e qendërmbrojtësit danez, i cili në radhët e Fener erdhi nga skuadra franceze e Lilles.