Chelsea ka shënuar fitore me rezultat të thellë 5-0 ndaj Morecambe në shtëpi në kuadër të raundit të 1/32 në Fa Cup.
Vendasit patën mundësinë e artë për të kaluar në epërsi në minutën e 17-të, por Christopher Nkunku dështoi të shënojë nga penalltia.
‘Blutë e Londrës’ kaluan në avantazh në minutën e 39-të përmes Tosin Adarabioyo i cili shënoi për 1-0 me ndihmën e devijimit nga një lojtar kundërshtar.
⚽️✊#CFC | #EmiratesFACup pic.twitter.com/hLpjxJ5lGm
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 11, 2025
Në pjesën e dytë Chelsea dyfishoi rezultatin përmes Nkunkus, i cili në minutën e 50-të u gjend mirë brenda zonës për ta çuar topin në rrjetë për 2-0.
Ata nuk u ndalën më kaq dhe gjetën sërish golin, ku edhe këtë herë në skenë doli Adarabioyo i cili në minutën e 70-të shënoi një gol të bukur nga distanca për 3-0.
The sweetest of strikes. 🎯#CFC | #EmiratesFACup pic.twitter.com/I359rgKuxr
— Chelsea FC (@ChelseaFC) January 11, 2025
Për golin e radhës u përkujdes Joao Felix i cili në minutën e 75-të e mposhti portierin mysafir me një gjuajtje nga distanca për 4-0.
Ishte pikërisht portugezi ai i cili shënoi sërish për golin e tij të dytë dhe të pestin për skuadrën e tij kur në minutën e 78-të shënoi një tjetër gol të bukur për 5-0.
Kjo fitore ishte më se e nevojshme për të besuarit e Enzo Marsecas pas një serie të dobët rezultatesh, ku kishin katër ndeshje pa triumfuar./Telegrafi/