Real Madridi është nikoqir i Chelseat në kuadër të ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e parë e zhvilluar në “Stanford Bridge” ishte mbyllur me rezultat 3-1 për mbretërit, ndërsa ndeshja kthyese po del të jetë interesante, pasi Chelsea ka shënuar dhe ka shkuar në pushim me epërsi 1-0.
Në rastin e parë serioz, zhvillohej minuta e 15-të, kur një pasim i Timo Ëerner gjen Mason Mount i cili me një goditje të bukur shënon për 1-0.
https://twitter.com/Sportscasmm/status/1513959387102167047
Chelsea në pjesën e parë ishte më kërkues, duke patur edhe disa gjymsëraste, ku spikaste një goditje nga distanca e Antonio Rudiger që shkoi ngjitur me shtyllën.
Duke parë pjesën e parë, na pret një pjesë e dytë e zjarrtë në “Santiago Bernabeu”. /Telegrafi/