Telegrafi

Chelsea shënon fitore me spektakël në shtëpi ndaj Prestonit, avancon tutje në FA Cup

Chelsea ka avancuar në raundin e ardhshëm të FA Cup pasi mposhti me rezultat 4-0 në shtëpi ekipin e kategorisë së dytë, Preston North End.

Vendasit patën dy raste të mira në pjesën e parë me anë të Raheem Sterling (31’) dhe Cole Palmer (22’) por nuk arritën të gjejnë golin e avantazhit.

Mysafirët treguan forcën kur Milutin Osmajic (27’) rrezikoi serizoisht portën e Chelseat, por Petrovic nuk lejoi që të mposhtej.

Pa fitues u mbyllën 45 minutat e para të këtij ballafaqimi në “Stamford Bridge”.

Ishte Armando Broja (55’) ai i cili i dha epërsinë Chelseat prej 1-0 me një gol të bukur me kokë, pas asistimit të Malo Gustos.

Chelsea nuk u ndal më kaq dhe deri në fund të takimit shënoi edhe dy gola të tjerë.

Thiago Silva (66’) u përkujdes që të dyfishoj epërsinë e Chelseat, duke shënuar me kokë për 2-0 pas krosimit të Cole Palmer nga rivënia këndore.

Për t’i dhënë fund dilemës së fituesit në skenë doli Raheem Sterling (68’) i cili shënoi për 3-0 një gol të bukur nga gjuajtja e lirë.

Chelsea shënoi edhe një herë tjetër për 4-0 përmes Enzo Fernandez (88’) por goli i argjentinasit mori disa minuta deri sa u rishikua nga VAR-i, para se në fund të pranohej.

/Telegrafi/