Chelsea ka fituar në udhëtim me rezultat të pastër 3-0 ndeshjen e javës së parë të Ligës Premier ndaj Huddersfield Town.
Skuadra e drejtuar nga trajneri italian, Maurizio Sarri, e ka nisur sezonin e ri në Ligën Premier me fitore të lehtë në udhëtim.
Pjesa e parë e ndeshjes i takoi në tërësi vendasve, të cilët dominuan në çdo minutë dhe pjesë të fushës, teksa shënuan edhe dy gola.
Goli i parë i Bluve në këtë sezon erdhi në minutën e 34-të të ndeshjes dhe u shënua nga N’Golo Kante, i cili u asistua nga Willian.
Në minutën e fundit të pjesës së parë ishte i ardhuri këtë verë nga Napoli, Jorginho, i cili shënoi nga pika e bardhë për 2-0.
Edhe pjesa e dytë foli në të mirë të Bluve, të cilët vazhduan të dominojnë dhe menaxhojnë lojën, teksa shënuan edhe një gol.
Pas disa rasteve të mira të krijuara, por që nuk rezultuan me gol, në skenë doli Pedro Rodriguez, i cili në minutën e 80-të shënoi për 3-0 dhe vulosi fitoren dhe rezultatin përfundimtar.
Në javën e ardhshme, Blutë i presin në Stamford Bridge rivalët lokal të Arsenalit, ndërsa Huddersfield udhëton te Manchester City. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=u0TcQx8BQg4
https://www.youtube.com/watch?v=ECz9RWIP7HM
https://twitter.com/fcchelseaturkey/status/1028304847924289536