Telegrafi

Chelsea rrit ofertën për Kounden

Chelsea është rikthyer në garë për transferimin e Jules Koundes nga Sevilla.

The Blues duna ta transferojë mbrojtësin francez prej kohësh, por nuk kanë bërë ndonjë lëvizje konkrete.

Sipas asaj që raporton Relevo, Chelsea po ofron 55 milionë euro për shërbimet e Koundes.

Sevilla është e gatshme ta lejojë largimin e mbrojtësit, por që në garë për të është edhe Barcelona.

Mirëpo, The Blues po i prinë garës për transferimin e Koundes, ndërsa së shpejti pritet edhe vendimi i lojtarit se ku dëshiron të luajë.

Besohet se Sevilla do të pranojë ofertën e Chelseat, pasi është më e larta dhe shuma nuk është problem të paguhet, shkaku që katalunasit janë në krizë financiare. /Telegrafi/