Kampioni aktual i Ligës Premier, Chelsea, rrezikon të dënohet nga FIFA shkaku i parregullsive me transferimet e lojtarëve adoleshent.
E përditshmja britanike The Guardian ka zbuluar se skuadra e Chelseat rrezikon të marrë një pezullim të merkatos për një vit.
Kjo pasi FIFA po heton klubin londinez në lidhje me shkeljet e bëra me regjistrimin e futbollistëve minorenë, përcjell SS.
Sipas The Guardian, bashkë me klubin e Chelseat, janë në listën e hetimit edhe 25 skuadra të tjera, por numri mund të rritet në ditët në vijim.
Për të njëjtën arsye më herët i është bllokuar merkatoja Barcelonës dhe Atleticos së Madridit.
Ndryshe, Blutë janë shumë të interesuar në afrimin e një sulmuesi dhe një mesfushori në këtë afat kalimtar.
Sulmuesi më i kërkuar thuhet të jetë Andy Carroll, ndërsa interesim kanë shprehur edhe për Edin Dzekon.
Ndërsa, mesfushorët më të përfolur janë Radja Nainggolan, Emerson Palmieri dhe Richarlison. /SS/Telegrafi/