Chelsea mund të humbasë disa nga lojtarët e tyre të çmuar të akademisë, të cilëve u skadon kontrata në fund të sezonit për shkak të sanksioneve aktuale të qeverisë, sipas The Sun.
Blutë janë kapur në një pengesë mes krizës Ukrainë-Rusi, me klubin që nuk mund të nënshkruajë me lojtarë për kontrata të reja.
Kjo do të thotë se deri në gjashtë të rinj me vlerësim të lartë mund të detyrohen të largohen nga Stamford Bridge.
Chelsea tashmë i ka të ngrira të gjitha llogaritë bankare dhe nuk mund ta kryejë asnjë transaksion, përveç pagave të lojtarëve.
Kështu, ata do të humbin disa lojtarë të akademisë që shihen me potencial të madh, por që edhe nga skuadra e parë mund të ketë largime.
Antonio Rudiger, Andreas Christensen, Cesar Azpilicueta, janë tre lojtarë që u skadon kontrata në fund të qershorit dhe janë të gatshëm që të largohen nga klubi. /Telegrafi/