Site icon Telegrafi

Chelsea rivalizon Unitedin për Koulibalyn

Kalidou Koulibaly (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

Chelsea dhe Manchester United janë në një betejë për mbrojtësin e Napolit Kalidou Koulibaly.

Të dy klubet angleze duan të nënshkruajnë një qendër mbrojtës të ri në afatin kalimtar të janarit, por Unitedi ka nevojë për më të madhin.

Synimi i tyre kryesor mendohet të jetë mbrojtësi senegalez i Napolit, Koulibaly.

Lexo po ashtu Pesë blerjet e ‘çmendura’ të janarit që mund ta shpëtojnë sezonin Jose Mourinhos te Manchester United 

Klubeve nga Liga Premier iu është thënë se do të duhet afërsisht 90 milionë funte që Napoli të konsiderojë shitjen e lojtarit më të mirë të tyre.

Kalidou Koulibaly (Getty Images)

Por, sipas mediumit Sunday Times të dy skuadrat angleze janë serioze në interesimin e tyre pavarësisht çmimit.

Lexo po ashtu Unitedi është i gatshëm të paguajë 100 milionë euro për Koulibalyn

Si Unitedi, ashtu edhe Chelsea thuhet se kanë aranzhuar takim me drejtuesit e Napolit, por kërkesa e ekipit italian mund të jetë më e madhe se shifra e raportuar.

Për Koulibalyn interesim thuhet se ka shprehur edhe Barcelona, ndërsa lojtari së fundmi ka nënshkruar kontratë të re me napolitanët. /Telegrafi/

Exit mobile version