Chelsea është rikthyer tek fitorja pas katër ndeshjeve në Ligën Premier, duke mposhtur në udhëtim Fulhamin me rezultat 2-0 në javën e shtatë.
Pas 18 minutash lojë, Blutë kaluan në epërsi me golin e Mykhailo Mudryk, që u asistua nga Levi Colwill.
Vetëm një minutë kaloi dhe Chelsea e realizoi edhe të dytin, me Armando Brojën që realizoi nga një asistim i Cole Palmer.
SCENES! pic.twitter.com/nLAZp1ePw3
— Chelsea FC (@ChelseaFC) October 2, 2023
Ky ishte goli i parë i sulmuesit shqiptar për këtë sezon, në startin e tij të parë te skuadra londineze, shkaku i lëndimit të pësuar në sezonin e kaluar.
Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa e dyta pati raste, por jo edhe gola.
Në minutën e 65-të, ishte një situatë shqetësuese për Brojnë, që u largua nga fusha me dhimbje në këmbë, ndërsa në vend të tij u fut Raheem Sterling.
Pas javës së shtatë, Chelsea gjendet në vendin e 11-të me tetë pikë, ndërsa në xhiron e tetë do të ketë punë me Burnleyn. /Telegrafi/