Përpjekja e Chelseat për të sjellë Cristiano Ronaldon në Stamford Bridge mund të ketë goditur një pengesë në hezitimin e Thomas Tuchel për të lëvizur për yllin e Manchester United, raporton The Sun.
Superylli portugez ka treguar se dëshiron të dalë në Old Trafford, pasi skuadra nuk është e kualifikuar në Ligën e Kampionëve.
Pronari i ri i Bluve, Todd Boehly është i prirur të transferojë disa lojtarë pasi ka parë largimin e disa yjeve – por trajneri gjerman Tuchel nuk është i bindur se ai duhet të jetë prioriteti i tyre.
Ronaldo është aktualisht 37-vjeçar dhe paga e tij është tejet e lartë, pasi aktualisht te United ai fiton afro 500 mijë euro.
E kjo pagë do të shkatërronte strukturat te Chelsea, pasi ka lojtarë që nuk paguhen as 400 mijë euro në javë.
Andaj, në garë raportohet se mbeten ekipe si Bayern Munichu dhe Napoli, derisa besohet se agjenti i CR7, Jorge Mendes ka filluar bisedimet me Barcelonën. /Telegrafi/