Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e ulët të Atletico Madridit për Costan

Atletico Madrid i ka ofruar 25 milionë euro për sulmuesin e Chelseat, Diego Costa.

Spanjolli pritet ta bëjë një rikthim në Spanjë, por që Atletico e ka të ndaluar ta bëjë këtë në këtë afat kalimtar.

Costa e dëshiron një kalim te klubi ku u bë i njohur dhe fati i tij është në duart e Atleticos që kanë bërë ofertë në vlerë prej 25 milionë eurove.

Chelsea e ka refuzuar menjëherë ofertën që e ka konsideruar të ulët.

Skuadra angleze në dimër kishte refuzuar ofertë prej 85 milionë eurove nga skuadra kineze Tianjian Quianjian. /Telegrafi/