Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e Bournemouthit për Begovicin

Sipas The Telegraph, Chelsea kanë hedhur poshtë një ofertë prej 10 milionë funteve nga Bournemouth për portierin e dytë të tyre, Asmir Begovic.

Trajneri i Bluve, Antonio Conte është i prirur që portieri 29-vjeçar të qëndroj në Stamford Bridge për të paktën edhe pjesën e mbetur të sezonit të Ligës Premier.

Por, është i gatshëm që ta le të largohet vetëm për një ofertë të mjaftueshme që do të vinte në drejtimin të tyre, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Conte godet futbollistët e ‘shitur’

Kjo pasi, Chelsea ka refuzuar dy oferta, nga Evertoni dhe West Hami në vitin e kaluar për Begovic, ndërsa edhe një tani nga skuadra e Eddie Howe, Bournemouth.

Begovic ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin londinez këtë sezon dhe është e pamundur të ketë më shumë minuta dhe ndeshje, pasi Chelsea luan vetëm në Ligën Premier dhe portieri numër një është Thibaut Courtois. /Telegrafi/