Sipas The Telegraph, Chelsea kanë hedhur poshtë një ofertë prej 10 milionë funteve nga Bournemouth për portierin e dytë të tyre, Asmir Begovic.
Trajneri i Bluve, Antonio Conte është i prirur që portieri 29-vjeçar të qëndroj në Stamford Bridge për të paktën edhe pjesën e mbetur të sezonit të Ligës Premier.
Por, është i gatshëm që ta le të largohet vetëm për një ofertë të mjaftueshme që do të vinte në drejtimin të tyre, përcjell Telegrafi.
Kjo pasi, Chelsea ka refuzuar dy oferta, nga Evertoni dhe West Hami në vitin e kaluar për Begovic, ndërsa edhe një tani nga skuadra e Eddie Howe, Bournemouth.
Begovic ka bërë vetëm katër paraqitje për klubin londinez këtë sezon dhe është e pamundur të ketë më shumë minuta dhe ndeshje, pasi Chelsea luan vetëm në Ligën Premier dhe portieri numër një është Thibaut Courtois. /Telegrafi/