Site icon Telegrafi

Chelsea refuzon ofertën e Bayernit për Hudson-Odoi

Chelsea thuhet se ka refuzuar një ofertë të guximshme nga Bayern Munchen për anësorin sulmues anglez, Callum Hudson-Odoi.

Sulmuesi anglez vazhdon të mbetet njëri nga të preferuarit e drejtuesve të Bavarezëve për ta transferuar në Allianz Arena.

Bayerni kishte tentuar edhe në të kaluarën me disa oferta, por ato u refuzuan nga Chelsea, edhe pse Hudson-Odoi donte largimin.

Lexo po ashtu Bayern Munich e ka seriozisht tani me transferimin e Hudson-Odoit

Sipas mediumit Goal.com, Bayerni është kthyer përsëri me një ofertë të guximshme për 19-vjeçarin e Bluve.

Oferta ishte për një huazim fillestar, por me një mundësi blerje për 70 milionë funte apo rreth 75 milionë eurosh në verën e vitit 2021.

Gjigandët gjermanë janë të gatshëm të përfshijnë edhe një detyrim blerje për të bindur Chelsean për të lejuar largimin e lojtarit.

Në të vërtetë, Bayerni e bëri publik interesin e tij për Hudson-Odoi gjatë ndeshjes së Chelseat kundër Crystal Palace, një lojë që anglezi e filloi si titullar, me Hansi Flick që konfirmoi se Bavarezët ishin ende të etur për ta nënshkruar atë. /Telegrafi/

Exit mobile version