Telegrafi

Chelsea refuzon mundësinë e transferimit të Neymarit

Mauricio Pochettino nuk është i etur për një ribashkim me Neymarin te Chelsea.

Braziliani është vënë në shitje nga Paris Saint-Germain dhe raportimet në Francë mbrëmë e lidhin lojtarin me një lëvizje të bujshme në Stamford Bridge.

Besohet se PSG do të pranonte një ofertë prej 60 deri në 70 milionë euro.

Lexo po ashtu Neymar i dërgon letër largimi PSG-së

Por, mësohet se Pochettino nuk dëshiron që Chelsea të lëvizë për 31-vjeçarin, raporton Evening Standard Sport.

Neymar fiton 650,000 euro në javë në PSG dhe një lëvizje për të nuk është financiarisht e qëndrueshme. Ekzistojnë gjithashtu shqetësime nëse ai është profili i duhur i lojtarit për kulturën dhe stilin e futbollit që Pochettino po përpiqet të zbatojë në klubin londinez.

Argjentinasi dhe Chelsea janë në linjë në strategjinë e tyre të transferimeve, e cila synon lojtarët më të rinj sesa superyjet. /Telegrafi/