Chelsea do të refuzojë çdo ofertë për Eden Hazardin.
Anësori 27 vjeçar ka kohë që po kërkohet nga një sërë top klubesh evropiane.
Është thënë se Pep Guardiola ka interesim të madh për lojtarin, megjithatë Chelsea nuk dëshiron as të nisë bisedimet.
Madje sipas Telegraph, Chelsea do të refuzonte edhe një ofertë prej 200 milionë eurosh për belgun.
Blutë në anën tjetër po tentojnë që të transferojnë ndonjë prej sulmuesve mes Llorentes dhe Giroud, por vështirë që mund të ndodhë ndonjë lëvizje para fundit të afatit kalimtar.
Sipas Daily Star, një marrëveshje për Giroud do të arrihej në rast se David Luiz përfshihet në marrëveshje.
Në anën tjetër duket i dështuar transferimi i Edin Dzekos, për shkak të kohëzgjatjes së kontratës të kërkuar nga ky i fundit. /Telegrafi/