Site icon Telegrafi

Chelsea “qëllimisht” e dështoi transferimin e Batshuayit te Tottenhami

LONDON, ENGLAND - JANUARY 17: Michy Batshuayi of Chelsea celebrates after scoing his sides first goal during The Emirates FA Cup Third Round Replay between Chelsea and Norwich City at Stamford Bridge on January 17, 2018 in London, England. (Photo by Mike Hewitt/Getty Images)

Tottenham Hotspur ka refuzuar të përmbushë kërkesat e Chelseat për shifrat e kredisë për Michy Batshuayin.

Ky i fundit gjatë afatit kalimtar që përfundoi ditën e djeshme ka kaluar në radhët e skuadrës së Crystal Palacet.

“The Mirror” raporton se sulmuesi belg dëshironte të shkonte në Tottenham, por Chelsea kërkonte nëntë milionë euro – katërfishin që kërkonte nga West Ham United dhe Real Betis.

Armiqësia e Blues ndaj rivalëve të tyre londinez u rishfaq me një hakmarrje tre vjet më parë kur Spursat i pa mundësuan që të fitojnë titullin e Ligës Premier.

Se ka pasur tensione midis dy klubeve tregon edhe fakti se Spursat nuk kishin fituar për 28 vjet rresht në Stamford Bridge kundër të kaltërve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Chelseat

Theksojmë se sulmuesi një kohë ka qenë i huazuar te skuadrat e njohura evropiane si Borussia Dortmund dhe Valencia.

Ndryshe, Tootenham nuk solli ndonjë përforcim gjersa Chelsea ka liruar Alvaro Moratan pasi transferoi Gonzalo Higuainin. /Telegrafi/

Exit mobile version