Telegrafi

Chelsea projekton transferimin e Soyuncu në janar

Chelsea duket se nuk do të ndalet me transferime të mëdha, derisa e mbylli një verë mjaftë të suksesshme.

The Blues realizuan transferime të mëdha në afatin kalimtar veror, ndërsa një gjë e tillë duket se do të ndodhë edhe në dimër.

Sipas asaj që raporton Mirror Sport, Chelsea po e projekton transferimin e Çağlar Söyüncü nga Leicesteri.

Mbrojtësi turk po tregon formë të lartë në Ligën Premier, dhe Frank Lampard dëshiron që ai të jetë në radhët e tyre.

Söyüncü ka kontratë me Dhelprat deri në vitin 2023, derisa vlera aktuale e tij në tregun e transferimeve është 40 milionë euro.

Mirëpo, Leicesteri nuk do e lëshojë lojtarin të largohet nën shumën e 70 milionë eurove, duke parë interesimin e skuadrave si Manchester United, Liverpool, Manchester City e Arsenal. /Telegrafi/