Telegrafi

Chelsea projekton transferimin e Lewandowskit

Chelsea është duke kërkuar një sulmues qendror, pasi nuk besojnë në Timo Wernerin.

Edhe pse gjermani nuk do të largohet nga The Blues, gjermani me gjasë në edicionin e ri më shumë do të luajë në krah.

Kështu, skuadra londineze po tenton të transferojë një sulmues qendror, e Erling Haaland është top prioriteti i tyre.

Mirëpo, nëse Chelsea nuk arrin të transferojë sulmuesin norvegjez nga Borussia Dortmundi, atëherë mund të fokusohet në Robert Lewandowskin.

Sipas asaj që raporton Sky Germany, klubi nga Londra e Veriut ka filluar kontaktet me përfaqësuesit e polakut.

Anna Lewandowski, bashkëshortja e sulmuesit nuk e ka përjashtuar mundësinë që ai të largohet nga Bayern Munichu në këtë verë.

Lojtari 32-vjeçar në edicionin e kaluar shënoi 48 gola në 40 ndeshje në Gjermani, gjersa në vitin e kaluar në 47 paraqitje, shënoi 55 gola. /Telegrafi/