Telegrafi

Chelsea pret West Hamin në Stamford Bridges, formacionet zyrtare të derbit londinez

Chelsea dhe West Ham United nuk e kanë nisur siç është më së miri këtë edicion në Ligën Premier.

Dy skuadrat londineze përballen në Stamford Bridges në kuadër të xhiros së gjashtë.

Vendasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes befasuese në udhëtim te Southampton, derisa West Ham kërkon të mos mposhtet.

Pritet të jetë një sfidë shumë interesante, pasi pikët janë mëse të nevojshme për të dyja ekipet.

Formacionet zyrtare:

Chelsea: Mendy, Fofana, Thiago Silva, Koulibaly, James, Gallagher, Loftus-Cheeke, Kovacic, Cucurella, Pulisic, Sterling.

West Ham United: Fabianski, Coufal, Zouma, Kehrer, Emerson, Rice, Soucek, Bowen, Paqueta, Fornals, Antonio.

/Telegrafi/