Telegrafi

Chelsea pranon ofertën e Lyonit për sulmuesin e talentuar

Chelsea ka pranuar një ofertë nga Lyoni për Bertrand Traore.

Sipas mediumit angleze Daily Mail, Chelsea ka rënë dakord të shesë Traoren në Lyon për 16.6 milionë funte.

Lexo po ashtu Pesë skuadra të njohura pas talentit të Chelseat

21-vjeçari shënoi 14 gola gjatë një sezoni mbresëlënës të huazimit në Ajax dhe holandezët ishin në mesin e një sërë klubesh të prirura për ta marrë atë në një marrëveshje të përhershme.

Ishte i mahnitshëm për një vit huazim te Ajaxi

Megjithatë, Lyon ka ofruar çmimin e kërkuar të Bluve të Londrës dhe shpreson të përfundojë me kushtet këtë javë.

Traore pritet të udhëtoj në Francë në ditët në vijim që të përfundoj edhe akordin për kushtet personale. /Telegrafi/